Sunday, May 3, 2026
HomeALBNga Saranda, në Gjirokastër e me radhë: Aferat për të cilat akuzohet...

Nga Saranda, në Gjirokastër e me radhë: Aferat për të cilat akuzohet Mirela Kumbaro

Pas 13 vitesh e përfshirë në afère korrupsioni me fondet publike, “dhelpra” Mirela Kumbaro, ministre në 3 ministri, është marrë 4 orë në pyetje nga SPAK, për dosjen e abuzimeve në ndërtimin e stadiumit me kullë “Air Albania”.

Pas daljes nga SPAK, Mirela Kumbaro deklaroi se u pyet si “person që ka dijeni për këtë çështje, siç kanë thënë të gjithë ministrat, kryebashkiakët, deputetët dhe drejtorët kur janë thirrur për herë të parë në SPAK, ndërsa më pas janë marrë të pandehur e janë arrestuar”.

Dosja e stadiumit “Air Albania” është një nga aferat e Mirela Kumbaros kur ishte ministre e Kulturës, por ajo është e përfshirë në shumë afère të tjera me fondet, pasuritë historike, zonat dhe parqet e mbrojtura, lejet mjedisore, monumentet e kulturës, mbetjet, plazhet dhe prej 8 muajsh në ministrinë e Arsimit.

Disa nga aferat e Kumbaros, si prova për hetim nga SPAK-u:

·    Afera “Pika e vogël”, me të cilën falsifikoi hartën e Parkut të Butrintit, Trashëgimi Botërore e Mbrojtur në UNESCO, duke i hequr 600 hektarë për t’i tjetërsuar në zona ndërtimi pallatesh, vilash e resortesh, 5.3 hektarë nga të cilat ia dha kompanisë “Alb Star” për resortin “Manastiri”, me të cilën bëri dhe aferën e stadiumit “Air Albania”.

·   Afera e lejes që i dha kompanisë së sallamërisë “Hako”-s në qendër të Butrintit, për të ndërtuar qebaptore e hotel betoni dhe parking, dhe koncesionin 20-vjeçar të gjithë Butrintit.

·    Emri i Mirela Kumbaros doli në dosjen hetimore të arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqja, ku rezultoi se, bashkë me të, ka vjedhur 462 milionë lekë, duke sajuar të njëjtin tender paralel fiktiv si Ilir Beqja, për akomodim të delegacioneve të BE-së.

·    Ajo i dhuroi kompanisë “Bega 07”, 21 hektarë tokë në Parkun Natyror Bregdetar, Zonë të Mbrojtur “Gjiri i Llamanit” në Porto-Palermo, për ndërtim kompleksi me vila, pallate e resorte.

·    Ajo i firmosi lejen trafikantit Andrea Çaushi, pas zaptimit të Kalasë së Lëkurësit në Sarandë, dhe i dha miratimin ta kthente në resort, qebaptore e parking, me ndërhyrje ndërtimi degraduese.

·   Emri i Mirela Kumbaros ka dalë në 23 afère me kulturën, mjedisin e turizmin, por dhe me dëme financiare e pasurore rreth 2 miliardë euro, sipas KLSH-së dhe Auditit të Ministrisë së Financave.

·   Dha lejen për ndërtimin e hotel “Fantasy” në qendër të Kalasë së Gjirokastrës, në të cilin, sipas raporteve të SHISH, 60% e hotelit është në pronësi të saj, ndërsa 40% në pronësi të trafikantit Sokol Feruni, prej 13 vitesh Drejtor i Spitalit, OSHEE-së dhe Transportit Rrugor në Gjirokastër.

·   Emri i saj doli në zhdukjen e 138 veprave të artit, kulturës e historisë të deri në vitin 1900, që sipas KLSH-së, janë nxjerrë nga Qendra e Trashëgimisë, Muzeu Kombëtar dhe Galeria e Arteve në vitet 2015-2017 me urdhër të saj për gjoja restaurime e ekspozita, por nuk u rikthyen.

·  Mirela Kumbaro ka firmosur rrafshimin e kishave të para viteve 1800, për ndërtime në zona të mbrojtura e arkeologjike, në territore kishash 300-500-vjeçare e zona historike.

·   Falsifikoi dokumentat e statusit të godinës së Teatrit Kombëtar “Monument Kulture” dhe firmosi lejen për rrafshimin e tij që të ndërtoheshin kulla.

·   Firmosi lejen për kontrabandimin e mbetjeve toksike të kompanisë turke “Kurum”.

·   Ka firmosur lejet për ndërtimin e 24 resorteve në zonat e mbrojtura bregdetare e në zona arkeologjike; por dhe leje për kulla, komplekse vilash, uzurpime plazhesh e linja ndotëse.

·   Firmosi lejen e kompanisë “Salillari” për të nxjerrë inerte nën “Urën e Zogut” te lumi Mat, duke e shkatërruar atë, por dhe 32 leje inertexh në luginën e Vjosës e afère të tjera.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments