Sunday, May 3, 2026
HomeALBEMRI+FOTO) TRAGJEDI NË DURRËS/ Zbardhet dinamika e aksidentit, ja kush është shoferi...

EMRI+FOTO) TRAGJEDI NË DURRËS/ Zbardhet dinamika e aksidentit, ja kush është shoferi 57-vjeçar, i dehur përfundoi në trotuarin ku po luanin fëmijët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e ish-Kënetës, në Durrës ku një automjet ka përplasur tre fëmijë djem, të moshës rreth 10–13 vjeç,

Sipas informacioneve paraprake nga terreni, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.


Ky është Nikoll Radaçi, drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
57-vjeçari pas aksidentit ka tentuar të largohet, por më pas është arrestuar nga policia dhe ndodhet në komisariat, ndërsa ndaj tij pritet të vijojnë procedurat ligjore.
Pak më herët, gazetarja e Euronews, Lorida Mani raportoi se mosha e të miturve që kanë humbur jetën janë 8 dhe 10 vjeç ndërsa personi i tretë  që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është 13 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka qenë në gjendje të dehur dhe ka lëvizur me shpejtësi të lartë.

Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar, ku ndodheshin duke luajtur tre fëmijët.

Pas ngjarjes, shoferi është larguar nga vendi i aksidentit, duke braktisur automjetin, por është arrestuar nga policia pak minuta më vonë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments