Sunday, May 3, 2026
HomeALBPAMJE TË RËNDA! VIDEO e aksidentit në 'Ish-Kënetë'! Momenti...

PAMJE TË RËNDA! VIDEO e aksidentit në ‘Ish-Kënetë’! Momenti kur 57-vjeçari përplasi me makinë të miturit

Detaje të reja janë bërë të ditura nga aksidenti i rëndë i ndodhur në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Sipas banorëve të zonës, tre personat e aksidentuar janë dy vëllezër me origjinë nga Berati dhe kushëriri i tyre nga Puka.

Ora News ka siguruar pamjet e frikshme të aksidentit.

Si pasojë e përplasjes së fortë, një nga vëllezërit dhe kushëriri kanë humbur jetën në vend, ndërsa vëllai tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Banorët shprehen se rruga ku ndodhi aksidenti është problematike dhe se kanë bërë vazhdimisht ankesa për rrezikun që paraqet.

Ngjarja është regjistruar edhe nga një kamera sigurie, ku shihet momenti kur automjeti lëviz me shpejtësi dhe përplas të miturit. Pamjet tregojnë gjithashtu shoferin që del nga makina menjëherë pas aksidentit dhe dëgjohet duke reaguar i tronditur, para se të largohet nga vendi i ngjarjes.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments