Sunday, May 3, 2026
HomeALBDrama e 4 shokëve: Dy ikën përgjithmonë, një lufton për jetën –...

Drama e 4 shokëve: Dy ikën përgjithmonë, një lufton për jetën – babai i viktimës në betejë me kancerin

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur, duke lënë pas dhimbje të madhe dhe zemra të thyera.

Katër fëmijë rreth 10 vjeç kishin dalë në lagje për të luajtur, si çdo ditë, pa e ditur se ajo do të ishte hera e fundit për disa prej tyre. Papritur, një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga një person rreth 50 e ca vjeç, dyshohet në gjendje të dehur dhe me shpejtësi tepër të lartë, mbi 100 km/h, ka hyrë në rrugicën ku ndodheshin fëmijët, duke i përplasur në mënyrë tragjike.

Si pasojë e aksidentit, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën në vend, me dëmtime shumë të rënda trupore. Një tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe po lufton në spital, ndërsa fëmija i katërt ka arritur të shpëtojë.

Ngjarja ka tronditur thellë komunitetin, ndërsa historia bëhet edhe më e dhimbshme nga fakti se një prej fëmijëve që humbi jetën kishte babanë të sëmurë rëndë me kancer, i cili ndodhej në Itali për kurim. Lajmi i humbjes së të birit e bën këtë tragjedi edhe më të rëndë për familjen.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa drejtuesi i mjetit pritet të përballet me drejtësinë.

Kjo ngjarje e rëndë rikthen edhe një herë në vëmendje rrezikun e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur dhe pasojat fatale që mund të sjellë, duke shkatërruar jetë të pafajshme në pak sekonda.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments