Dita e tretë e protestave për çështjen e Zvërnecit ka sjellë jo vetëm mesazhe politike dhe qytetare, por edhe momente që kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. Gjatë tubimit të zhvilluar në Tiranë, në mesin e protestuesve është parë edhe aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, e shoqëruar nga djali i saj.
Një video që po qarkullon gjerësisht në internet tregon vogëlushin teksa këndon me entuziazëm këngën patriotike “O sa mirë me qenë shqiptar”, duke marrë duartrokitje dhe reagime pozitive nga të pranishmit.
Pamjet janë bërë virale brenda pak orësh, ndërsa shumë komentues e kanë cilësuar momentin si një nga skenat më të veçanta të protestës. Protesta për Zvërnecin ka vijuar për të tretën ditë radhazi në Tiranë, me qytetarë që kundërshtojnë zhvillimet e planifikuara në zonën e mbrojtur.
