Tuesday, June 2, 2026
HomeALBPërplasja për Zvërnecin! Rama ka një thirrje për protestuesit: Hajdeni…

Përplasja për Zvërnecin! Rama ka një thirrje për protestuesit: Hajdeni…

Për të tretën ditë radhazi, qytetarë e aktivistë në Tiranë po protestojnë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, një investim 4 miliardë euro.

Tubimi nisi në 18:00 nga sheshi Skendërbej, për t’u zhvendosur më pas drejt ministrisë së Brendshme dhe para Kryeministrisë nga ku protestuesit kërkojnë anulim të projektit dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama duke e akuzuar qeverinë se po u fal oligarkëve pronën, ndërsa investitorët se po zaptojnë tokën shtetërore.

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje protestuesve për dialog, duke u kërkuar atyre që të zgjedhin 20 përfaqësues, për të diskutuar mbi pretendimet apo kërkesat e tyre lidhur me projektin apo çfarëdo pakënaqësie tjetër që mund të lidhet me qeverisjen e tij.

Çuna, Unë sinqerisht ju pëlqej vërtetë, sidomos ata ndër ju që votojnë për mua – ka plot aty jashtë këtij korit udhëheqës – dhe mbi të gjitha, sepse të paktën jeni më të freskët se sa mbeturinat politike që më vijnë poshtë dritares tash 13 vjet, por nëse ky është vizioni juaj për mbrojtjen e natyrës dhe për “Shqipërinë e Shqiptarëve”, ju uroj sinqerisht shumë fat në të ardhmen, sepse do t’ju duhet.

Deri atëherë, mua këtu më keni, gjithmonë gati për t’ju dëgjuar, nëse doni të flasim për Zvërnecin, për arrogancën, për dhunën, për mosinformimin, për transparencën, për pronat, për investimet e huaja, për natyrën, flamingot, shqiponjat, apo për çdo çështje tjetër me interes publik. Sepse robt e shtëpive tona janë interes privat dhe të tillë duhet të mbeten them unë apo jo?

Po që kjo imja të mos mbetet thjesht si një “larje goje” në mexhelis apo largqoftë te merret si tallje me ju, mblidhuni, jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum, ulemi në një bashkëbisedim publik, ku të doni dhe kur të doni. Nëse doni, natyrisht. Se po nuk deshët, prapë i kemi punët tona te ndara: ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë, me votën e shqiptarëve, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkroi Rama.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments