Aktori australian dhe fituesi i çmimit Oscar, Russell Crowe, do të interpretoj një personazh me prejardhje shqiptare në filmin e tij më të ri me elemente aksioni dhe komedie, i cili pritet të dalë në kinema me 26 qershor, përpara publikimit në platformat digjitale.
Në filmin “The Get Out”, Crowe interpreton rolin e Marco Kapak, një gangsteri të moshuar shqiptar, i cili pas dekadash të përfshirjes në botën e krimit përballet me probleme serioze shëndetësore dhe pëson një sulm në zemër për shkak të stresit.
Situata e detyron atë të mendojë tërheqjen nga aktivitetet kriminale, por rruga drejt një jete më të qetë shoqërohet me aventura dhe ngjarje të papritura.
Pjesë e kastës së filmit janë edhe aktorët e njohur Aaron Paul dhe Luke Evans.
Në intervista Crowe ka folur me entuziazëm për filmin, duke vlerësuar skenarin dhe kombinimin e humorit, aksionit dhe elementeve dramatike që sjell historia.
