Thursday, May 28, 2026
HomeALBReagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Brikena

Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Brikena

Ditën e djeshme, ‘u’ raportua se mes çiftit shumë të dashur për publikun, Mateos dhe Brikenës, supozohet se ka një krizë. Ky lajm ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shqetësuar fansat e dyshes që bëri bujë gjatë rrugëtimit të tyre në BBVA5.

Dyshimet për një krizë të mundshme u shtuan edhe më shumë pasi ditën e sotme u vu re se Mateo dhe Brikena i kanë bërë “unfollow” njëri-tjetrit në Instagram.

Për më tepër, Brikena ka hequr foton e profilit ku shfaqej me Mateon, ndërsa ky i fundit ende vazhdon ta mbajë atë në profilin e tij. Ky vendim erdhi vetëm një ditë pasi ata fshinë të gjitha postimet e tyre të përbashkëta nga llogaritë respektive.

Ndërsa rrjeti po zien nga thashethemet për fundin e romancës, ka ardhur edhe reagimi nga vetë Mateo në mesin e thashethemeve.

Përmes një postimi në Instastory, ai ka treguar se po kalon disa momente në vendlindjen e tij, në qytetin e Elbasanit, i rrethuar nga disa fëmijë të vegjël. Krah fotos ku bën shenjën e paqes me duar, ai ka shkruar: “Një ditë normale në Elbasan”.

Megjithatë, përtej buzëqeshjes së tij, ndjekësit kanë vënë re menjëherë një detaj që shton edhe më shumë dyshimet. Dora e majtë është e prerë duke mos arritur të kuptohet nëse e mban atë që konsiderohej si unaza e premtimit dhe simboli i dashurisë së tij me Brikenën. Mateo ka vendosur të prejë atë pjesë në postimin e fotografisë duke bërë akoma edhe më shumë ‘lëmsh’ situatën se çfarë po ndodh. /

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments