Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy fëmijë viktima dhe një të plagosur rëndë, kanë treguar se si ndodhi ngjarja e rëndë mesditën e kësaj të diele.
Njëri prej banorëve tregoi për gazetaren Klodiana Haxhiaj po luanin me top, ku makina tip Benz, që drejtohej nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, ka ardhur me shpejtësi të madhe duke i përplasur, dhe duke lënë dy prej tyre të vdekur në vend. Ai theksoi se dy janë vëllezër, ndërsa i mituri tjetër është djalë i vetëm.
Njëri nga vëllezërit ka shpëtuar por ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Traumës.
“I kam kushërinj prindërit e tyre, makina erdhi me shpejtësi maksimale. I ka goditur dhe i ka copëtuar. Po luanin me top. Babën e vet e ka në Itali, e ka të sëmurë. Ata dy të shtëpisë tjetër janë vëllezër, njëri ka shpëtuar. Në Tiranë është dërguar.”, u shpreh njëri prej banorëve.
Ndërsa një tjetër banor, duke e cilësuar ngjarjen si masakër, shtoi:
“Njëri nga Puka, dy vëllezërit nga Berati. Rruga është shumë e rrezikshme. Jemi ndjerë shumë keq. Janë si fëmijët e mi. Më keq nuk ka më. Kur pashë njerëzit u afrova. Masakër. Kaloi me shpejtësi. Biles njërit kokën ia ndau.
