Cllevio ka reaguar ashpër pas incidentit të bujshëm në Big Brother VIP, ku Jozi goditi Gjesti-n me shuplakë. Në një video që po qarkullon në rrjet, ai shprehet se veprimi i Jozit ishte i justifikuar, duke theksuar se Gjesti kishte kaluar limitet pasi i mori kryqin dhe ia hodhi në pishinë.
Sipas Cllevios, ky ishte një provokim shumë i rëndë dhe mungesë respekti, sidomos ndaj një personi “2 metra”, ndërsa e përshkruan Gjesti-n si “1.50”. Deklarata e tij ka ndezur menjëherë debatet në rrjet, me ndjekësit që janë ndarë në dy kampe për ngjarjen që tronditi shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
