Wednesday, May 27, 2026
HomeALBDy agjentë policie plagosen gjatë operacionit antidrogë, arrestohen dy persona

Dy agjentë policie plagosen gjatë operacionit antidrogë, arrestohen dy persona

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në zonën e Lumalasit, ku mbetën të plagosur dy agjentë të Policisë së Drejtorisë Vendore të Korçës gjatë një operacioni antidrogë.

Sipas burimeve, efektivët e policisë ishin vënë në ndjekje të një automjeti që dyshohej se transportonte lëndë narkotike. Dyshohet se drejtuesi i mjetit, pasi kishte lënë një sasi droge në një lokal në fshatin Lumalas, është nisur në drejtim të qytetit të Korçës.

Burimet bëjnë me dije se në momentin kur ka konstatuar automjetin me dy agjentët e policisë, i dyshuari ka goditur qëllimisht mjetin e tyre për t’i shpëtuar ndjekjes.

Si pasojë e përplasjes, dy efektivët kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, ndërsa agjenti tjetër po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Gjatë kontrollit në lokalin ku dyshohet se u dorëzua lënda narkotike, policia gjeti sasi të vogla droge, si edhe një tavolinë pokeri.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar dy persona: kamarieri i lokalit dhe personi që dyshohet se shpërndante lëndën narkotike. Ndërkohë, pronari i lokalit është shpallur në kërkim.

Sipas burimeve hetimore, gjatë largimit nga vendngjarja është hedhur në anë të rrugës edhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments