Jonida Maliqi ka ndezur rrjetin me një story të fundit, duke rikthyer menjëherë aludimet për një romancë të mundshme me Alesio Aliajn.
Menjëherë pas postimit kanë nisur komentet dhe aludimet se mes Jonidës dhe Alesios mund të ketë diçka më shumë se sa thjesht miqësi.
Deri më tani, as Jonida Maliqi dhe as Alesio Aliaj nuk kanë reaguar lidhur me spekulimet që po qarkullojnë, duke zgjedhur të mos japin asnjë sqarim për raportin e tyre.
Megjithatë, postimi i fundit i këngëtares duket se ka qenë i mjaftueshëm për të ndezur rrjetin dhe për të rikthyer vëmendjen te jeta e saj private.

