Një moment interesant ka ndodhur gjatë diskutimeve për finalen e Big Brother VIP Albania 5, ku protagoniste u bë përgjigjja e Arbër Hajdarit.
Gjatë një bisede në studio, Salsano i drejton pyetjen direkte: “Kush e fiton Big Brother?”
Arbëri fillimisht heziton për disa sekonda, duke krijuar tension dhe kuriozitet, dhe më pas përgjigjet me një emër: Monika.
Por reagimi i Salsanos nuk vonon. Ai shpërthen në të qeshura dhe i përgjigjet me ironi:
👉 “Unë e marr kte sikur e fiton Miri …” – duke lënë të kuptohet se sipas tij, në “nëntekst”, Arbëri po nënkupton një tjetër fitues.
Sipas interpretimit të tij, emri që fshihet pas kësaj përgjigjeje është Miri, duke shtuar dyshimet se edhe vetë Arbëri mund ta shohë atë si favorit.
