Thursday, April 16, 2026
HomeALBAtë gishtin fute…’, Grida humb qetësinë, nxjerr të ftuarin nga studio (video)

Atë gishtin fute…’, Grida humb qetësinë, nxjerr të ftuarin nga studio (video)

Një debat i ashpër ka çuar në fyerje personale mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Top Story”. Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, është detyruar të lërë studion pas një përplasjeje verbale me moderatoren Grida Duma. Tensioni nisi kur Duma kërkoi llogari nga përfaqësuesi i PD-së se përse opozita nuk shkonte te pallati i djegur për të parë situatën nga afër, pyetje e cila u pasua nga reagime të forta dypalëshe.

Lela ironizoi moderatoren duke u shprehur: “Topi është i joti, penalltinë gjuaje vetë”. Ky koment nuk u prit mirë nga Duma, e cila i kujtoi Lelës se në “fushën e saj” (studion që ajo drejton), rregullat i vendos moderatorja. Debati mori përmasa tjetër kur palët nisën të diskutonin mbi etikën e komunikimit dhe pozicionin e secilit në atë tryezë diskutimi.

Pika e vlimit arriti kur Alfred Lela reagoi ndaj gjesteve të moderatores, duke i kërkuar të mos i drejtonte gishtin, me pretendimin se nuk ishte nxënësi i saj. Debati kaloi në përdorimin e fjalorit fyes kur Lela përdori një shprehje banale lidhur me gishtin e drejtuar, veprim të cilin Duma e ktheu mbrapsht me të njëjtën monedhë. Pas këtij momenti, Grida Duma i kërkoi zyrtarit të PD-së të largohej menjëherë nga studio, duke theksuar se nuk toleron gjuhë të tillë në emisionin e saj.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments