Sunday, May 10, 2026
HomeALBXheneta i bën thirrje publike Gjestit: “Mos u shkruaj më shoqeve të...

Xheneta i bën thirrje publike Gjestit: “Mos u shkruaj më shoqeve të mia…”

Ndonëse rrugëtimi i tyre në “Big Brother VIP Kosova” ka përfunduar, Xheneta dhe Gjesti vazhdojnë të komentohen për raportin e tyre.

Romanca e tyre nisi brenda shtëpisë, por përfundoi po aq shpejt sa edhe filloi, duke lënë pas mjaft pikëpyetje.

Së fundmi, gjatë rubrikës “Trotuar” në “E Diell”, Xheneta ka vendosur të thyejë heshtjen dhe ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë ndaj ish-partnerit të saj.

Gjatë bisedës, ajo nuk ka ngurruar t’i drejtohet publikisht Gjestit me një thirrje mjaft të qartë dhe të prerë:

Dua t’i them që e ka të kotë të vazhdojë, kështu që të paktën të mos u shkruajë shoqeve të mia, se ka goca të tjera plot, por këtu që t’u shkruajë të gjithave, nuk i takon.”

Kjo deklaratë ka zbuluar një tjetër anë të këtij raporti të ndërlikuar, duke treguar se Gjesti, pas përfundimit të romancës me Xhenetën, ka tentuar të krijojë kontakte me mikeshat e saj.

Ky detaj ka ngjallur kuriozitet dhe reagime të shumta nga ndjekësit, duke e rikthyer edhe një herë dyshen në qendër të vëmendjes mediatike.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments