ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Hoçë të Prizrenit, ku tre arinj janë shfaqur në oborrin e një familjeje, duke shkaktuar frikë dhe panik te banorët.
Pamjet, të cilat po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, tregojnë momentin kur personi që po filmon u drejtohet kafshëve me fjalët “hajde këtu”, ndërsa arinjtë afrohen drejt portës së shtëpisë.
Situata tensionohet sapo kafshët i afrohen më pranë hyrjes së banesës. Nga frika, personi largohet me vrap, ndërsa në sfond dëgjohet një tjetër zë që bërtet “ik, ik”.
Videoja ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjet, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit për rrezikun dhe guximin e personave që ndodheshin pranë arinjve.
