Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë është regjistruar pas mesnatës në rajonin e Kalabrisë, në jug të Italisë. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra ndodhej rreth 375 kilometra larg Shqipërisë, ndërsa lëkundja është regjistruar në një thellësi prej 247 kilometrash.
Pavarësisht distancës, shumë qytetarë nga Vlora, Fieri, Durrësi dhe zona të tjera të vendit raportojnë se kanë ndjerë lëkundje. Kjo shpjegohet me faktin se tërmetet e forta që ndodhin në thellësi të mëdha përhapin energjinë e tyre në një zonë shumë më të gjerë, duke bërë që valët sizmike të ndihen qindra kilometra larg epiqendrës.
Zona e Kalabrisë dhe Detit Jon është një nga rajonet me aktivitet të lartë sizmik në Mesdhe dhe nuk është hera e parë që tërmete të forta në Italinë e Jugut ndihen edhe në Shqipëri, veçanërisht në qytetet bregdetare.
Deri tani nuk raportohen dëme në vendin tonë, ndërsa qytetarët vijojnë të ndajnë raportime për lëkundjet e ndjera pas mesnatës.
