Tuesday, June 2, 2026
HomeALBKoçibellinj paralajmëron: Ndërhyrjet hormonale në moshë të hershme mund të sjellin...

Koçibellinj paralajmëron: Ndërhyrjet hormonale në moshë të hershme mund të sjellin…

Në emisionin “Drejt” , e ftuar ishte ekspertja e çështjeve sociale, Suela Koçibellinj, ku u diskutua për terapitë hormonale dhe debatet që lidhen me trajtimin e të miturve.

Diskutimi u përqendrua te shqetësimet për ndërhyrjet hormonale në moshat e adoleshencës dhe nevoja për kufizime të qarta ligjore dhe mjekësore.

“Vendet e zhvilluara si Suedia, Finlanda dhe Anglia kanë eksperiencë shumëvjeçare me terapitë hormonale dhe po e shtyjnë kufirin e moshës mbi 18 vjeç, për shkak të dëmeve që janë vënë re te adoleshentët.”-tha ajo.

Ajo shtoi se mosha 13 deri në 15 vjeç është një periudhë me ndryshime të natyrshme hormonale dhe çdo ndërhyrje e jashtme mund të sjellë pasoja të pakthyeshme për organizmin.

“Në këtë moshë kemi luhatje normale hormonale. Nëse ndërhyhet me hormone shtesë, dëmet mund të jenë të pakthyeshme dhe në disa raste edhe të pakorigjueshme më vonë.”-u shpreh Koçibellinj.

Në diskutim u theksua edhe nevoja që fondet publike të orientohen drejt shërbimeve shëndetësore jetike, veçanërisht për fëmijët me sëmundje të rënda.

Sipas saj, trajtimet hormonale duhet të trajtohen vetëm për persona mbi 18 vjeç, me protokolle të qarta mjekësore dhe nën mbikëqyrje të specializuar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments