Saturday, May 23, 2026
HomeALBTë q*fsha Mul Nokën!”/ Spaho “shpërthen” keq ndaj PD-së: Dele që vazhdoni...

Të q*fsha Mul Nokën!”/ Spaho “shpërthen” keq ndaj PD-së: Dele që vazhdoni si qorra…

Teksa demokratët vijojnë të votojnë për Sali Berishën si kreun e ri të Partisë Demokratike, ish-deputeti demokrat Edmond Spaho ka shprehur shqetësimin e tij për një shkrim të pahijshëm në fletët e votimit ku ofendohet haptazi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

Në reagimin e bërë,. Spaho shkruan se shqetësimi në këtë rast nuk është te mungesa e etikës, por te fakti që demokratët rendin pas Sali Berishës “si qorra”, pa pasur një reagim për situata të tilla ku ulet figura e një politikani.

Në përmbyllje të reagimit të tij Spaho shpreh keqardhje për vitet që i shërbeu Partisë Demokratike.

Për të gjithë ju që në komente shani e mallkoni: jeni për të ardhur keq! Nuk është fjala e këtij demokrati që duhet t’ju revoltojë për mungesën e etikës dhe timen që e botoj. Shqetësimi i vërtetë duhet të jetë që si është e mundur që edhe pas këtyre “votimeve” delet vazhdojnë si qorra pas një ramizisti. Por delet ngelen dele! Nuk më vjen keq për vitet që më shkuan kot, tha një i mençur, më vjen keq kur shoh se kujt i paskam shërbyer me aq shumë pasion e ndershmëri”, shkruan Spaho teksa publikon fotografine me poshtë:

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments