Janë mbajtur këtë të shtunë, zgjedhjet për kreun e PD-së, ku kandidati i vetëm ishte Sali Berisha.
Në Gjirokastër, Sali Berisha ka marrë 270 vota pro, 11 vota kundër, 5 abstenime dhe 5 vota janë shapllur të pavlefshme.
Në Sarandë kanë marrë pjesë 229 votues. Nga këto, 181 vota kanë qenë pro Sali Berishës, 40 vota kundër, 3 abstenime dhe 5 vota janë shpallur të pavlefshme.
Nga 400 votues të PD në Përmet, vetëm 228 prej tyre morën pjesë në referendum.
217 prej tyre kanë votuar pro, 9 kundër dhe 2 kanë abstenuar.
Në Këlcyrë, nga 232 votues, 205 kanë votuar pro Berishës.
16 prej tyre kundër, ndërsa ka pasur 10 abstenime dhe 1 votë të pavlefshme.
