Tuesday, April 14, 2026
HomeALBTakimi i papritur mes Artan Kolës dhe Luiz Ejllit, batutat ndezin rrjetin...

Takimi i papritur mes Artan Kolës dhe Luiz Ejllit, batutat ndezin rrjetin , Luizi ndihet ne faj (Video)

Një moment interesant dhe plot humor ka ndodhur së fundmi mes Artan Kolës dhe Luiz Ejllit, i cili nuk ka kaluar pa u komentuar nga ndjekësit.

Gjatë takimit, Luizi nuk ka humbur rastin për të bërë batuta, duke iu drejtuar Artanit me një ironi të drejtpërdrejtë: “Ja takove atë që të prishi lojën me PS”. Kjo deklaratë ka sjellë menjëherë reagime dhe të qeshura mes të pranishmëve.

Më pas, Artan Kola i është drejtuar Jul Dedës me një pyetje provokuese: “He, a e ka prish lojën Luizi apo jo?”. Juli është përgjigjur fillimisht: “Jo, jo, jo… mu jo”, por Artani e ka ngacmuar sërish duke i thënë: “Po lojën?”.

Në këtë moment, Juli ka lënë të kuptohet se e vërteta do të dalë më vonë, duke thënë: “Ti do e marrësh vesh pas nja 6 muajsh”.

Situata është bërë edhe më interesante kur ka ndërhyrë sërish Luizi, i cili me humor ka deklaruar: “Ja kam prish krejt lojën, se ky e ka pas të fitume”.

Ky shkëmbim batutash ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, ku fansat po diskutojnë mbi deklaratat dhe nëntekstin e tyre, duke e kthyer këtë moment në një nga më të komentuarit e ditëve të fundit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments