Një moment shumë i komentuar nga publiku është rikthyer sërish në vëmendje, këtë herë nga vetë Brikena. Në një video që po qarkullon, ajo ka folur hapur për raportin e saj me Mateon dhe një situatë që bëri bujë brenda shtëpisë.
Brikena u ndal te momenti kur ajo përpiqej ta shtynte Mateon, por ai tregonte rezistencë. Sipas saj, pikërisht ky reagim i tij e bëri të ndryshonte mënyrën e të menduarit.
“Rezistenca e tij më bëri të mendoj që… ok, ka diçka që ja vlente te Mateo,” shprehet ajo në video.
Kjo deklaratë nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku, i cili e ka pritur me duartrokitje dhe reagime pozitive. Shumë ndjekës e kanë interpretuar këtë si një reflektim të sinqertë nga ana e Brikenës dhe një vlerësim për qëndrimin e Mateos.
Videoja tashmë po shpërndahet gjerësisht në rrjet, duke rikthyer diskutimet rreth dinamikave mes tyre dhe mënyrës si kanë evoluar marrëdhëniet brenda shtëpisë.
