Friday, May 29, 2026
HomeALBSpartak Ngjela paralajmëron “tërmet” politik në Shqipëri, SPAK gati për goditjen finale

Spartak Ngjela paralajmëron “tërmet” politik në Shqipëri, SPAK gati për goditjen finale

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka bërë një paralajmërim të fortë për të ardhmen politike dhe drejtësinë në vendin tonë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, avokat Ngjela ka theksuar se Shqipëria sot ndodhet nën kthetrat e një korrupsioni masiv, i cili ka përfshirë si pushtetin qendror, ashtu edhe atë vendor. Sipas Ngjelës, ky nivel i lartë i korrupsionit dhe degradimi i sistemit arsimor po bëhen pengesë serioze për investimet e mëdha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. 

Në këtë situatë kritike, avokati ngre gishtin e akuzës edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se heshtja dhe mosveprimi i tij tregojnë një dëshirë të fshehtë për lejimin e këtyre fenomeneve negative. Megjithatë, ai nënvizon se e vetmja shpresë për shpëtimin e vendit nga kjo klasë politike antishqiptare mbetet Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Në mbyllje të analizës së tij, Ngjela paralajmëron një “cunam” të vërtetë ligjor, duke pohuar se SPAK po vepron dhe pritet të godasë pa asnjë mëshirë të gjithë zyrtarët e korruptuar në Shqipëri. “Mos u merrni shumë me krahasimin midis Shqipërisë të drejtuar nga Partia e Punës, me Shqipërinë e drejtuar nga Saliu, Rama dhe dy partitë e mëdha në Shqipëri. Sigurisht, dihet se Shqipëria e Partisë së Punës ishte diktaturë personale e një njeriu: Enver Hoxhës. Sigurisht gjithashtu që komunizmi ishte një doktrinë botërore, dhe si e tillë nuk kishte dalë në Shqipëri, por në Evropë.

Ne thelb ajo ishte një utopi që nuk mund të krijonte zhvillim normal të shoqërisë. Por në Shqipëri duhet pranuar që Partia e Punës krijoi një arsim të përgjithshëm në vlere të veçantë, i cili sot është kthyer nga shkollat e sotmi në një arsim ku shitet nota, sikur dija të jetë malli që e shesin mësuesit, pedagogët e universitetit dhe drejtorët e shkollave e dekanët e universiteteve,një fenomen ky i cili ka pjellë dhe po pjell në Shqipëri një injorancë shoqërore.

Po kryeministri i Shqipërisë, e di këtë fenomen që po vijon në Shqipëri? Sigurisht që kryeministri i Shqipërisë e di. Por. derisa nuk vepron, ai e dëshiron. Atëherë? Asgjë, por e vetmja shprese për shpëtimin nga këto lloj kthetrash antishqiptare është SPAK. Dhe SPAK po vepron, dhe pritet që të veprojë më me forcë.

Po cila është sot skema ndërkombëtare për zhvillimin demokratik të Shqipërisë? Ende nuk ka një të tillë, sepse politikanët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mund ta pranojnë afrimin për investim të thellë në Shqipëri, sepse sot Shqipëria është një shtet i korruptuar masivisht në të dy pushtetet: edhe në pushtetin qendror, edhe në pushtetin vendor. Atëherë? Duhet të presim dhe të inkurajojmë SPAK –un”, shkruan avokat Ngjela.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments