Selin Bollati duket se po e mban fjalën e dhënë gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Albania. Ajo kishte premtuar se, nëse do të arrinte sukses, një pjesë e të ardhurave do të shkonte për bamirësi — dhe tashmë hapat e parë janë bërë realitet.
Së bashku me Gimbón, ajo ka vizituar organizatën OFAP në Prishtinë, duke dhënë një mesazh të fortë solidariteti dhe mbështetjeje për fëmijët jetimë.

Edhe pse ende nuk janë bërë publike detajet e plota të iniciativës, burime pranë tyre bëjnë me dije se një projekt i rëndësishëm humanitar është në përgatitje dhe pritet të zbulohet shumë shpejt.
Ky veprim është pritur pozitivisht nga publiku, duke e kthyer premtimin e dhënë në një shembull konkret të angazhimit për kauza sociale.
