Sunday, May 31, 2026
HomeALBPolicia del natën në Gjirokastër, për të parë a bën njeri zhurmë

Policia del natën në Gjirokastër, për të parë a bën njeri zhurmë

Policia e Gjirokastrës thotë se ka shtuar kontrollet për monitorimin e nivelit të zhurmave në zonat turistike të qytetit, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror.

Sipas Policisë, strukturat e sigurisë publike të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar gjatë ditëve të fundit grupe kontrolli në terren, bazuar në hartëzimin e zonave me ndotje akustike.

“Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zona turistike, për të verifikuar respektimin e nivelit kufi të lejuar të zhurmës. Matjet e kryera, sipas procedurave standarde të përcaktuara për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.

Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për transmetimin e muzikës në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara.

Sipas rregullave në fuqi, muzika në këto ambiente lejohet të transmetohet nga ora 11:00 deri në orën 24:00”, bën me dije policia.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments