Wednesday, May 27, 2026
HomeALBPijet në qeli që Drejtoria e Burgjeve tha se ishin verë dhe...

Pijet në qeli që Drejtoria e Burgjeve tha se ishin verë dhe uiski, ‘Gaxhai’ jep një version e tij epik :

Kontrollet e rrepta të ndërmarra javët e fundit në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në mbarë vendin kanë sjellë zhvillime të reja në Burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit. Komisioni i Disiplinës ka marrë në pyetje të dënuarin me burgim të përjetshëm, Gazmend Braka, i njohur gjerësisht si “Gaxhai”, pasi gjatë një kontrolli në qelinë e tij u gjetën dy shishe që dyshohet se përmbanin pije alkoolike (verë dhe uiski).

Përballë trupës disiplinore, “i forti” i Vlorës ka mohuar kategorikisht që lëngu në shishe të ishte alkool, duke ofruar një shpjegim të pazakontë. Ai ka pretenduar se bëhej fjalë për lëng natyral boronice, të cilin e konsumonte për arsye shëndetësore. “Nuk është alkool. As uiski dhe as verë, por është lëng boronice dhe unë e përdor se vuaj nga veshkat dhe dua t’i pastroj ato”, ka deklaruar Braka. Për të verifikuar këtë pretendim, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) ka dërguar kampionet për analizë dhe po pret përgjigjen zyrtare nga laboratori.

Gjatë të njëjtit aksion në Burgun e Peqinit, Komisioni i Disiplinës ka marrë në pyetje edhe dy të dënuar të tjerë, të cilëve iu gjetën dy aparate celularë në qelitë e tyre. Ndonëse të dënuarit kanë pranuar pronësinë e telefonave, ata kanë refuzuar të bashkëpunojnë me autoritetet për të treguar skemën ose personat që mundësuan futjen e këtyre sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit.

Ky kontroll vjen në vazhdën e një vale mbarëkombëtare bastisjesh në burgje, ku vetëm mbrëmjen e kaluar një aksion i ngjashëm në Burgun e Fushë-Krujës u përmbyll gjithashtu me sekuestrimin e disa celularëve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments