Një letër thellësisht tronditëse për Edi Ramën raportohet se ka mbërritur në Kryeministri, ku i deleguari i Kryeministrit të Qeverisë Teknike, Edison Rrapushi, kërkon lirimin urgjent të zyrave të Kryeministrisë, në mënyrë që aty të vendoset menjëherë, kryeministri i qeverisë teknike, Profesor Pëllumb Pilinçi.
Letra mban datën 6 maj 2026 dhe ka mbërritur me postë në zyrat e Kryeministrisë, por është mbajtur sekret.
Sipas letrës, Edi Rama ka vetëm shtatë ditë kohë për lirimin e zyrave. Atij i kërkohet edhe fshirja e “zhgarravinat nëpër mure” dhe ndalimi urgjent i lëshimit të VKM-ve.
Në letër jepet edhe një paralajmërim i frikshëm, që Edi Rama do të merret si Maduro i Venezuelës, nëse nuk zbaton pikë për pikë kërkesat e qeverisë teknike.
Ende nuk ka një përgjigje nga stafi i kryeministrisë se si do të procedohet, por duket se njerëzit pranë Edi Ramës nuk dinë ku të futen dhe si të reagojnë, pasi kërkesat për qeveri teknike dhe lirim zyrash, sa vijnë dhe po shtohen nga të katër anët.
