Wednesday, April 22, 2026
HomeALBNdryshime në polici, Skënder Hita bën lëvizjen e radhës

Ndryshime në polici, Skënder Hita bën lëvizjen e radhës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vijuar me një sërë ndryshimesh të rëndësishme në strukturat e policisë, duke synuar riorganizimin dhe rritjen e efikasitetit të institucioneve të sigurisë. 

Burime për gazetarin Igli Çelmeta bëjnë me dije se nga detyra është larguar drejtori i Operacionales, Melsi Koçi, një prej sektorëve kyç në luftën kundër krimit dhe garantimin e rendit publik.

Sipas të njëjtave burime, drejtimin e këtij sektori shumë të rëndësishëm pritet ta marrë Alban Dautaj, i cili aktualisht mban postin e drejtuesit të Antiterrorit dhe njihet për përvojën e tij në fushën e sigurisë. Ky ndryshim konsiderohet pjesë e një strategjie më të gjerë reformimi brenda Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, mësohet se Hita ka firmosur edhe disa urdhra të tjerë që lidhen me ndryshime në nivele të ndryshme drejtuese, përfshirë nëndrejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve. 

Këto lëvizje pritet të bëhen publike gjatë ditës së nesërme dhe në vijim, duke dhënë një panoramë më të plotë të reformës në polici.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments