Mesa duket marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos ka marrë fund përfundimisht. Dyshimet kanë nisur pasi fansat vunë re disa veprime të forta nga të dy në rrjetet sociale.
Brikena ka hequr foton e profilit ku shfaqej me Mateon dhe gjithashtu nuk e ndjek më atë në Instagram. Por nuk mbaron me kaq, pasi edhe Mateo ka bërë të njëjtin veprim duke e hequr Brikenën nga “follow”.
Ajo që ka habitur më shumë ndjekësit është fakti se Mateo ende nuk e ka hequr foton e profilit me Brikenën, duke lënë vend për dyshime nëse ka ende shpresë për ribashkim apo thjesht nuk ka dashur të reagojë plotësisht.
Megjithatë, pas këtyre lëvizjeve në rrjet, fansat janë pothuajse të bindur se çifti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
