Thursday, May 28, 2026
HomeALBMungesa te Kombëtarja, Ernest Muçi reagon për herë të parë pas konferencës...

Mungesa te Kombëtarja, Ernest Muçi reagon për herë të parë pas konferencës së Maran

Ernest Muçi do i mungojë Kombëtares për dy miqësoret e qershorit. Shkak është bërë një dëmtim që vetë Muçi konfirmon.

“Më vjen keq që nuk munda të jem pjesë e Kombëtares për dy miqësoret për shkak të një dëmtimi. I uroj suksese çunave e trajnerit Maran në këto dy sfida. Shihemi së shpejti. Forca Shqipëri”, shkruan Muçi në rrjetet sociale.

Ndryshe nga herët e tjera ku reagimi ka munguar me trajnerin Silvinjo, Muçi këtë herë ka vendosur të postojë në rrjetet sociale. Lojtari me origjinë nga Pogradeci duket se po pret rikthimin në fushë si kuqezi.

Muçi shkëlqeu në këtë edicion me fanellën e Trabzonsporit. Klubi turk vendosi të blejë kartonin nga Beshiktashi për shifrën e 8,5 milionë eurove.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments