Monday, May 11, 2026
HomeALBMonika përdori 12 mijë dollarë nga karta e tij” – Prokurori: Ilir...

Monika përdori 12 mijë dollarë nga karta e tij” – Prokurori: Ilir Meta është takuar në SHBA dhe Marok me Adrian Shatkun, pastaj e priti në zyrë

Në gjyqin ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, prokurori Sotir Kllapi ka zbuluar pjesë nga dosja hetimore dhe provat që Prokuroria thotë se zotëron për Metën dhe Kryemadhin.

Sipas tij, përveç lidhjeve me Kastriot Ismailin për aferën CEZ DIA, Meta dhe Kryemadhi janë përfshirë edhe në një aferë tjetër, me Adrian Shatkun, për shtrimin e fibrave në Shqipëri.

Debati i siguruar nga VOX News

Sotir Kllapi, prokuror: Po i paraqesim secilën akuzë si fakte penale. Është provuar dhe është pranuar marrdhënia me Kastriot Ismailaj. Ka një shkëmbim intensiv mesazhesh. Në 2009 i pandehuri i ka dërguar një mesazh Ismailajt: “Nesër më duhen 200 patjetër”

Ndërhyn Cakrani: Nuk i kemi këto prova

Prokurori: Ulu

Cakrani: O prokuror me mua fol mir smë drejtohesh dot mua “ulu”.

Meta kërkon fjalën: Nëse prokurori ka dëshirë të merret me cez dia, meqënse personat e tjerë nuk janë të përfshirë në këtë episod, mendoj të jemi racional. Të merret me cez dia pastaj të përgjigjemi ne.

Gjykata: Është moment tjetër ai

Prokurori: Me autorizimin e kësaj gjykate është ushtruar kontroll në basën e Fatime Kryemadhi. Nga sendet është sekustruar një iPhone. Nga kqyrja kanë rezultuar të dhëna dhe prova që hedhin dritë mbi ngjarjen. Në këtë banesë janë seluestruar edhe dy mandat pagesa. Shitja e banesave është bërë në çmim më të lartë sesa është deklaruar.

Janë vërtetuar komunikime me Adrian Shatkun dhe Kryemadhin. Meta është takuar në Marok dhe SHBA me Shatkun. Për shtrimin e fibrave optike, Shatku ka pasur interesin ta ushtrojë veprimtarinë edhe në Shqipëri. Meta dhe Kryemadhi angazhohen për të siguruar një leje. Kanë ndikuar te z Haxhinasto, të nxirrte një urdhër. Janë bërë përpjekje për leje.

Në një komunikim mes Kryemadhit dhe Adrianin, e ka informuar që është në dijeni edhe Meta.

Në këto rrethana Kryemadhi është takuar me z. Shatku, është takuar me Pirro Xhixhon dhe me ish- administratorin, Ceo-n e Vodafone për të lidhur këtë marrëveshje. E kanë ndihmuar Shatkun të lincensohet kompania dbe të lidhjet marrëveshja me Vodafone. Janë biseda të zonjës Kryemadhi në të cikat fliten jo vetëm për xhiron mujore por edhe ndarjen në përqindje. Këto mesazhe provojnë mënyrën si zhvilloheshin ngjarjet.

Meta është takuar me Shatkun në zyrën e tij dhe në Marok. Pas lidhjes së kontratës Meta ka kërkuar një kopje.

Meta: këtë interes si e kam shfaqur?

Prokurori: Zonja Kryemadhi ka thënë dua kontratën se dua ta shohë dhe Iliri,

Monika: për çfarë kontrate bëhet fjalë njëherë?

Prokurori: Kryemadhi ka qenë përfituese e kartave të tjera nga z Shatku. 25 shtator 2014, zonja Kryemadhi ka qenë në San Marino, ka bërë blerje 12 mij dollarë.

Kryemadhi: Ky zotëria po gënjen. Po dëgjojmë përralla. Nuk mund të gënjejë kështu. Këta nuk jan prokurori për drejtësi, por janë politike.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments