Moza ka ndarë një nga historitë më personale dhe prekëse, teksa në një bisedë me Sara Karajn ka treguar arsyen pse marrëdhënia me ish-bashkëshortin përfundoi në ndarje.
Mes emocionesh, ajo u shpreh se lidhja e tyre hasi shumë kundërshti dhe presion nga familja, duke treguar se luftuan deri në fund për ta mbajtur marrëdhënien gjallë.
Rrëfimi i saj ka prekur ndjekësit në rrjet, ndërsa shumë komentues janë solidarizuar me historinë e saj dhe emocionet që ajo përcolli gjatë videos.
