Poetja dhe shkrimtarja e njohur Mimoza Ahmeti ka folur rrallëherë kaq hapur për jetën e saj private. Ajo ka treguar se prej vitesh është në një lidhje me një partner me origjinë polake, shumë më të ri në moshë se ajo, me të cilin ka ndërtuar një histori dashurie të veçantë.

Mimoza ka rrëfyer se partneri i saj është i paralizuar dhe se ajo është kujdesur për të me përkushtim të madh gjatë gjithë kësaj kohe. Madje, sipas saj, për hir të dashurisë ka bërë edhe sakrifica të mëdha financiare, duke dhënë me qira shtëpinë e saj për të siguruar të ardhura shtesë dhe për ta ndihmuar.
Rrëfimi i saj ka prekur shumë njerëz, pasi tregon një anë tjetër të artistes së njohur, larg skenës dhe vëmendjes publike. Pavarësisht vështirësive, Mimoza është shprehur se ka zgjedhur të qëndrojë pranë partnerit të saj, duke e konsideruar dashurinë dhe kujdesin reciprok si vlera që nuk maten me moshë apo me sfidat e jetës.
