Portali Jugulajm.net, paralajmëronte të premte, se do të publikonte një skandal të kreut të PS-së në Përmet.
Sipas këtij portali, ai ka degjeneruar një polic në Këlcyrë.
Të dielën, ky portal e ndryshoi historinë, duke thënë se ai që është zënë me policët, është kreu i PS-së në Këlcyrë.
“Mësohet se gjithçka dyshohet te kete ndodhur ditën e enjte në kryqëzimin e Ballabanit, ku kryetari i PS Këlcyre, Hodjan Selmani, i shoqëruar nga katër miqtë të tij (sigurisht rilindas të punësuar) janë kacafytur me dy punonjës policie të patrullës.
Nuk dihet shkaku i përplasjes mes Selmanit, që është njëkohësisht dhe drejtor i Spitalit të Përmetit dhe dy pjestarëve të Policisë së Shtetit, por tonet kanë qenë të ashpra nga ana e kryesocialistit këlcyrjot dhe policëve që kryenin detyrën e tyre.
Nisur dhe nga pozita e drejtuesit të degës së PS dhe sikurse e kanë zakon këta drejtues, që janë lodhur nga pushteti 13 vjeçar, dyshohet se Selmani ka shtyrë dhe ofenduar dy pjestarë të Policisë së Shtetit M.D dhe R.M të cilët po kryenin veçse detyrën.
Por përplasja fizike nuk është ndalur me kaq, pasi në të janë përfshirë dhe shoqëruesit e Selmanit, që dhe këta të dehur nga pushteti dhe që i trimëron Selmani, kanë qenë aktivë në ofendime dhe kacafytje me policët.
Dyshohet se kryesocialisti Selmani nxiti të reagonin miqtë e tij ndaj patrullës policore. Personat që dyshohet se u përfshinë në këtë përplasje të turpshme rilindase me punonjës të thjeshtë të policisë së shtetit, janë “shpurra” që shoqëron Selmanin.
Vetë ky i fundit e ka mohuar një ngjarje të tillë, por ndërkohë që harron se gjithçka është e vërtetuar dhe dokumentuar, pavarësisht se punonjësit e policisë që ranë pre e dhunës verbale e fizike, druheshin të denonconin këtë fakt, pasi e dinin se një veprim i tillë do t’u kushtonte atyre vendin e punës, pasi Partia të heq nga puna me soj e sorrollop, ndaj zgjodhën heshtjen.
Jugulajm.net ka kërkuar zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe ka vënë në dijeni organet ligjzbatuese.
Njëkohësisht, Jugulajm.net përveçse zyrtarisht, fton kryesuesen e PS për Qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaron, që të reagojë për këtë situatë në kushtet, kur një zyrtar i lartë politik arrin të përplaset me punonjës policie”, shkruan ky portal.
Ajo që nuk thotë ky portal, është përse e ndryshoi historinë, pasi të premte tha se ishte kryetari i PS-së së Përmetit, ndërsa tani e ka ndryshuar komplet historinë.
Dyshohet se gjithë historia është një histori gjobe e shantazhi ndaj dy kryetarëve të PS, nga ky portal.
Sepse historia nga e premtja në të hënë ndryshoi komplet.


