Aktori Laert Vasili i cili ka mbështetur sot protestën e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, ka qenë në një lidhje live në “Studio24” me Ola Brukon.
Ai është shprehur se situate ka qenë e vështirë sepse ka bllokime rrugës dhe persona të arrestuar.
“Situatë jo fort e këndshme, Kanë ndodhur arrestime. Djali I një dëshmori është arrestuar. U bashkova në protestë me veteranët e UÇK dhe tashmë jam në besën e tyre,. Kthimi në Shqipëri do të jetë i vështirë sepse ka postoblloqe.
Jemi në një ambient ku nuk mund të themi ku jemi sepse Neës24 nuk ndiqet vetëm në Shqipëri”, tha ai.
Ai ka treguar se ka zgjedhur të kalojë kufirin në orët e para të mëngjesit, për të shmangur bllokimin në kufi, ndërsa ka shtuar se protesta ishte paqësore dhe duke ndjekur të gjithë rregullat, por në shpërndarje të protestës policia ka ndaluar persona, dhe kush ka kundërshtuar është arrestuar.
