Friday, May 1, 2026
HomeALBKristjan Asllani nuk përmbahet, gol dhe asist me Beshiktashin në Superligën turke...

Kristjan Asllani nuk përmbahet, gol dhe asist me Beshiktashin në Superligën turke (Video)

Kristjan Asllani ka asistuar dhe shënuar sot për Beshiktashin, ndërsa po luan në transfertën e Gaziantep.
Mesfushori shqiptar fillimisht harkoi direkt nga goditja e këndit, ndërsa Djalo përfitoi për ta dërguar topin në rrjetë. Më pas erdhi edhe goli nga penalltia në minutën e 22-të.

Ishte minuta e shtatë kur Asllani shkoi të harkonte. Ky episod solli edhe zhbllokimin e ndeshjes me të si protagonist.

Penalltia iu besua më pas siç është bërë edhe më parë. Kështu Asllani i dyfishoi shifrat në minutën e 22-të.

24-vjeçari është i huazuar nga Interi, ndërsa lajm i mirë për të ishte rikthimi si titullar. Takimi me Gaziantep ndërkohë kujtojmë që vlen për javën 32 të Superligës turke

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments