Thursday, May 14, 2026
HomeALBKishte probleme me ‘Mustaqekuqin’ gango”, i penduari i drejtësisë: Si Laert Haxhiu...

Kishte probleme me ‘Mustaqekuqin’ gango”, i penduari i drejtësisë: Si Laert Haxhiu gjobiti me 1 milion euro biznesmenin e njohur!

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, po dëshmon në Gjykatën e Posaçme në gjyqin për grupin kriminal të Laert Haxhiut.

Gjatë dëshmisë ai ka deklaruar se Laert Haxhiu ishte një njeri i frikshëm, teksa thekson se jetonin në terror për shkak të tij.

“Ai (Laerti) njeri ishte i frikshëm, jetonim në terror së na shante në rrihte, edhe mund të na vriste. Sa zgjohej në jetonim më frikë, me mua sillej pak më mirë se isha dhe me i madh si moshë, por jetonim nën terror prej tij. Por unë kisha vrarë tre vetë. Dhe ma kishte pak me shumë hatrin”, ka dëshmuar ai.

Më tej Tafani thotë se i kanë vendosur edhe një gjobë prej 1 milon euro një biznesmeni në qytetin e Lushnjës.

“Ne i kishim vënë gjobë një bizesmeni në lushnje një djali me emrin Enea, mbiemrin s’ja mbaj mend. Unë rrija aty, i kemi kërkuar 1 milon euro. Ky biznesmeni kishte probleme me ca gango, Land Shyti, i thonë “mustaqe kuqi”. Ata ishin vrarë e prerë, Laerti kërkonte biznesmenin ta kapte, si përfundim ai erdhi vet kërkoi ndihmë, pasi kishte probleme me “mustaqe kuqin”. Ne e marrim biznesmenin dhe dalim në dalje të Tiranës, e dërgojmë në një rrëzë malli dhe Laerti i vendosi 1 milion euro gjobë. Bizesmeni 100 mijë euro ja dha dhuratë atij djalit që e njohu me Laertin, ne i morëm atë ditë 120 milion lekë, atij biznesmeni në total ja kemi marrë 360 mijë euro. Ai është Enea por mbiemrin s’ja kujtoj”, thotë ai.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments