Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbërritur në fshatin Çepan të Skraparit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.
Në pamjet e mbërritura në “A2 CNN” shihet, kreu i PL-së i cili takon banorët e mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Rexhep Metës.
Në këtë ceremoni marrin pjesë sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ish-deputeti Lefter Maliqi, botuesi Fahri Balliu dhe të tjerë.
Meta la ambientet e burgut “313” nën shoqërimin e Policisë së Burgjeve, sot në orën 07:00 të mëngjesit, për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së babait të tij, Rexhep Meta.
Leja e përkohshme iu dha për t’i mundësuar pjesëmarrjen në ceremoninë mortore familjare, ndërsa gjatë gjithë kohës ai shoqërohet nga efektivë të Policisë së Burgjeve, sipas procedurave ligjore në fuqi
