Wednesday, April 22, 2026
HomeALBHapi “tunel” poshtë varrit në Lushnje! 36 vjeçari ish-student EKSELENT i mjekësisë,...

Hapi “tunel” poshtë varrit në Lushnje! 36 vjeçari ish-student EKSELENT i mjekësisë, historia e trishtë e tij

Ditën e djeshme opinioni publik u trondit pas raportimit se në varrezat e qytetit të Lushnjes u vodhën eshtrat e një gruaje e cila kishte ndërruar jetë 17 vite më parë.

Pas ngjarjes së pazakontë qëndronte 36-vjeçari, Edison Ngresi i cili kishte hapur një tunel nën dhe për të “mbërritur” te varri. 

Teksa dje u raportua se Ngresi vuan nga probleme të shëndetit mendor, detaje të reja janë bërë publike ditën e sotme nga e kaluara e tij.

Ku historia e të riut paraqitet e vështirë, ai mësohet të ketë qenë një student i shkëlqyer në Fakultetin e Mjekësisë, ku studioi për tre vite, por më pas i ka ndërprerë studimet pasi humbi nënën dhe shfaqi probleme të shëndetit mendor. 

Gjithashtu mësohet se edhe babai i kanë ndërruar jetë pak kohë më parë, teksa aktualisht jetonte i vetëm, dhe kishte vetëm një vëlla.

Edisoni e ka pranuar veprimin pas shoqërimit në polici, por nuk ka dhënë shpjegimie për motivin, teksa mësohet se ai ka qenë edhe më herët problematik në zonën ku banonte dhe ka kryer me parë akte të dëmtimit në varrezat e qytetit.

Sipas psikologëve, Edison mund të kërkojë prindërit e tij në varreza, por problemet e shëndetit mendor kane sjelle ne ngaterrimin e varrit. 

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u konstatua dje rreth orës 10:00 të paradites nga roja i varrezave, i cili vuri re dëmtime në pjeën e sipërme të varrit. Bazuar në informacionet e marra nga hetimet paraprake, ka qenë 36-vjeçari ai që ka kryer gërmimin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments