Saturday, May 2, 2026
HomeALBFOTO-LAJMI/ TMERR në Vlorë! Një person gjendetnë një prej kullave të vrojtimit...

FOTO-LAJMI/ TMERR në Vlorë! Një person gjendetnë një prej kullave të vrojtimit në plazh i …

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një person është gjetur pa shenja jete në një prej kullave të vrojtimit në zonën e njohur si Plazhi i Vjetër.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka kryer vetëvarje, ndërsa ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit. Kanë qenë kalimtarë të rastësishëm ata që kanë konstatuar trupin dhe kanë njoftuar menjëherë autoritetet.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Deri më tani nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të japë detaje më të sakta mbi shkakun e vdekjes.

Autoritetet po punojnë për të hedhur dritë mbi këtë rast, ndërsa paraprakisht nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments