Wednesday, May 27, 2026
HomeALBErvis Martinaj qëndroi te “Zeus Garden”, policia nuk e gjeti por e...

Ervis Martinaj qëndroi te “Zeus Garden”, policia nuk e gjeti por e identifikoi nga FURÇA e DHËMBËVE, e pësuan dy pronarët dhe menaxherja (HISTORIA)

Edhe pse i zhdukur dhe i pagjetur ende për më shumë se 4 vite, Ervis Martinaj, ish-bosi i lojërave të fatit përbën lajm. Në një vendim të dhomës së këshillimit në Gjykatën e Lartë në marsin e këtij viti, jepen të dhëna për mënyrën sesi Ervis Martinaj u vu nën akuzë edhe për mbajtjen e municioneve dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës së policisë.

Policia nuk arriti ta kapë në kohën e ngritjes së akuzës Ervis Martinajn, por prova e fortë që ka është pikërisht përdorimi i furçës së dhëmbëve në hotelin ku ai qëndronte. Bëhet fjalë për hotelin Zeus Garden, afër Rinasit, në pronësi të Armand Mërlikaj dhe Ergys Mërlikaj, ku policia ia behu në 19 maj 2022 në një kontroll të shpejtë pas marrjes së informacionit se Martinaj gjendej në këtë hotel.

Kur policia shkoi, sipas përshkrimit të ngjarjes në dosjen e Gjykatës së Lartë, nuk e gjeti Martinajn, por në dhomën 406 ku ai qëndronte gjeti një pistoletë me mbishkrimin SIG, një krehër me 7 fishekë 9mm luger, një çantë me mbishkrimin Audi Sport, ku brenda saj u gjet një fishek model 56 kalibër 7.62 mm, jelekë me mbishkrimin “policia”, portofolë dhe bexha policie, maska me ngjyrë të zeze me tre vrima, doreza antiplumb dhe dy pranga.

Pas bastisjes së dhomës, menjëherë policia arrestoi dy pronarët Mërlikaj, ndërkohë që prej këtij fakti dhe moskallëzimit të krimit e pësoi edhe menaxherja e hotelit Dea Pistolja.

“Në kuadër të veprimeve hetimore është vendosur kqyrja e ekspertimit biologjik vlerësues I provave materiale të sekuestruara, ekspertimit daktiloskopik krahasues, ekspertimit Teknik balistik të armës së sekuestruar dhe 8 fishekëve, ekspertimit kimik të rrobave të sekuestruara nëse në këto rroba do të konstatohen mbetje të faktorëve plotësues të qitjes me armë zjarri.

Organi procedues ka vijuar me marrjen në pyetje në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, shtetasen Dea Pistolja, menaxhere në hotel Zeus Garden dhe Armand Merlika e Ergys Merlika ortakë në hotel Zeus Garden.

Në vijim është administruar akti I ekspertimit biologjik AND nr 11006 në datë 23.11.2025 në rezultat të të cilit përcaktohet se profili gjenetik human I plotë I seksit mashkull I përfituar nga mbetjet në furçën e dhëmbëve në dental kit dhe veshjet e gjetura përputhet dhe është identik me profilin gjenetik të emërtuar Ervis Martinaj, në sistemin Codis”, thuhet në dokumentin e Gjykatës së Lartë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments