Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “Sazani”, në zonën e Plazhit të Vjetër.
Rreth orës 20:45, një mjet tip “Opel” me drejtues shtetasin K.D., 45 vjeç, ka përplasur një biçikletë me drejtuese shtetasen M.C., 21 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, e reja ka marrë dëmtime dhe është shoqëruar në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po merr në pyetje drejtuesin e mjetit.
