Thursday, June 4, 2026
HomeALBDosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren për pastrim parash ...

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren për pastrim parash …

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka marrë të pandehur këtë të enjte (4 qershor 2026), ish-futbollistin e kombëtares, Igli Taren.

Sipas informacioneve, Tares, i është komunikuar akuza për pastrim parash në lidhje me dosjen e ish-zv kryeministres, Belinda Balluku.

Thirrja e Igli Tares në SPAK, erdhi fill pas disa kontrolleve që u ushtruan tek familjarë të Ballukut dhe biznesmenë të ndryshëm, ndërsa hetuesit zbarkuan dhe në dy vila në një zonë rezidenciale në Drimadhes.

SPAK firmosi fletëthirrjen e parë për ish-futbollistin, por u kthye pas, për shkak se ai jeton jashtë vendit dhe nuk mori dijeni. SPAK firmosi më pas një fletëthirrje të dytë, ku u morën masat që Tare ta marrë njoftimin.

Këtë të enjte, Tare është paraqitur në SPAK, ku i është komunikuar dhe akuza dhe është marrë i pandehur. Ndërkohë më herët Boldnews, ka raportuar se me një vendim të vitit 2023 të Edi Ramës, Igli Tare ka marrë leje për impiant energjie elektrike në qytetin e Fierit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments