Aktori dhe moderatori Jul Deda ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat e fundit kundër qeverisë.
Ai shprehet se nuk e ka votuar kurrë Edi Ramën dhe se që prej fillimit ka qenë kritik ndaj qeverisjes së tij. Sipas Dedës, shumë nga ata që dikur e kritikonin për qëndrimet e tij kundër qeverisë, sot janë vetë në shesh duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

“Jam 100% dakord me këtë kërkesë, por nuk mund të kërkosh dorëheqjen e një pushtetari pasi me dorën tënde i ke dhënë pushtet absolut duke e votuar”, shkruan ai.
Në fund të reagimit, Jul Deda shpreh respekt për protestat dhe protestuesit që i konsideron të ndershëm, ndërsa thekson se nuk ka asnjë respekt për ata që i cilëson si “marksistë të maskuar si atdhetarë”.
Postimi i tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe po shpërndahet gjerësisht nga ndjekësit.
