Wednesday, June 3, 2026
HomeALB“Çohuni nga kafja!” – Protestuesit u bëjnë thirrje qytetarëve në lokale t’u...

“Çohuni nga kafja!” – Protestuesit u bëjnë thirrje qytetarëve në lokale t’u bashkohen marshimit (Video)

Gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, një moment që ka tërhequr vëmendjen është kur protestuesit iu drejtuan qytetarëve që ndodheshin në lokale me thirrjen: “Çohuni nga kafja!”

Me brohorima dhe thirrje të vazhdueshme, ata ftuan kalimtarët dhe personat që po ndiqnin protestën nga kafenetë t’u bashkoheshin në marshim, duke kërkuar pjesëmarrje sa më të madhe në tubim.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë protestues që kalojnë pranë lokaleve në kryeqytet, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve të bashkohen me ta në protestë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments