Sunday, May 3, 2026
HomeALBDALIN PAMJET E BANESËS SË DJEGUR TE “KIKA 1” NË KOMUNËN E...

DALIN PAMJET E BANESËS SË DJEGUR TE “KIKA 1” NË KOMUNËN E PARISIT ( Foto/Video)

Pamjet e para nga brenda banesës së përfshirë nga flakët në kompleksin “Kika 1” në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë tregojnë dëme të mëdha materiale dhe një gjendje të rënduar të ambientit.

Siç shihet edhe në foto, apartamenti është shkrumbuar pothuajse totalisht, ndërsa muret dhe tavani janë nxirë nga tymi dhe zjarri. Dyshemeja është e mbuluar me mbetje dhe ujë nga ndërhyrja e zjarrfikëses, ndërsa orenditë janë dëmtuar rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një qiri i lënë ndezur brenda banesës. Mësohet se dy vajza kanë qenë duke fjetur në momentin kur ka rënë zjarri, por fatmirësisht kanë arritur të shpëtojnë pa lëndime.

Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët e pallatit, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në apartamentet e tjera.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa u bëhet apel qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar me përdorimin e mjeteve që mund të shkaktojnë zjarr, sidomos gjatë natës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments