Thursday, June 4, 2026
HomeALB“Çohuni nga gjumi!” Protestuesit pushtojnë rrugët e Tiranës pas tubimit (Video)

“Çohuni nga gjumi!” Protestuesit pushtojnë rrugët e Tiranës pas tubimit (Video)

Protesta qytetare ka vijuar edhe pas tubimit në bulevard, teksa dhjetëra protestues janë shpërndarë në grupe dhe kanë marshuar në rrugët kryesore të Tiranës.

Gjatë marshimit, ata kanë bërë thirrje për pjesëmarrje më të gjerë, duke u kërkuar qytetarëve të dalin nga lokalet dhe t’u bashkohen protestës. Në disa zona janë dëgjuar thirrje si “Çohuni nga gjumi”, ndërsa protestuesit kanë vijuar lëvizjen nëpër kryeqytet.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë grupime qytetarësh që marshojnë në rrugët e Tiranës, ndërsa protesta duket se po vazhdon edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments