Friday, June 5, 2026
HomeALBÇfarë po ndodh?! VIP-at e Erion Veliajt po protestojnë kundër Ramës

Çfarë po ndodh?! VIP-at e Erion Veliajt po protestojnë kundër Ramës

Interesant është fakti që një pjesë e personazheve publikë të njohur si “VIP”-a, të cilët sot shfaqen në protesta dhe bëjnë thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, janë të njëjtët emra që më herët janë parë krah kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, i cili përballet me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

Këta persona kanë qenë të pranishëm në aktivitete, mbjellje pemësh, fushata promocionale dhe dalje publike në mbështetje të Veliajt, përfshirë edhe para SPAK-ut, në rrjete sociale apo në gjykata, ku ai ka qenë në fokus të proceseve hetimore.

Po të njëjtët emra shfaqen sot në protestat kundër qeverisë, duke ndryshuar qëndrim publik nga mbështetja për Veliajn në thirrje kundër Ramës.

Në protestën e fundit në kryeqytet, janë parë si pjesëmarrës në protestë figura publike si Arjola Demiraj, Ardit Çuni, Albana Osmani, Olta Gixhari, Isli Islami, Marsela Çibukaj, Albina Nanaj, Eranda Libohova, Evi Reçi, Venera Lumani, Lind Islami dhe Blerina Bajko.

Presim në shesh dhe Ermal Mamaqin, Noisin dhe investitorin strategjik me flokë të lëpira të cilin nuk po e kujtojmë dot emrin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments