Thursday, April 16, 2026
HomeALBAksident i rëndë, kamioni përplaset me furgonin frigoriferik, vdes shoferi italian, plagoset...

Aksident i rëndë, kamioni përplaset me furgonin frigoriferik, vdes shoferi italian, plagoset rëndë ai shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak orë më parë në Friuli të Italisë, me bilanc një të vdekur dhe një të plagosur.

I plagosuri është një shofer shqiptar, që u transportua me urgjencë me një helikopter drejt spitalit në Udine. Kurse viktima është një shtetas italian.

Policia bëri me dije se përplasja e dhunshme ndodhi mes një kamioni të drejtuar nga shqiptari (foto) dhe një furgoni frigoriferik të drejtuar nga viktima, në zonën e Marianos.

Gjendja e shoferit shqiptar raportohet se është e rëndë dhe mjekët po bëjnë përpjekje për ta mbajtur në jetë, kurse emri i tij nuk bëhet i ditur.

“Përplasja ishte jashtëzakonisht e dhunshme dhe shoferi i furgonit frigoriferik, një 48-vjeçar nga Udine, vdiq menjëherë. Shoferi tjetër, një banor shqiptar i Mansuè-s, u transportua me helikopter në Cattinara”, njoftoi media e vendit fqinj.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments