Thursday, April 16, 2026
HomeALBAeroporti i Vlorës nuk do hapet asnjëherë”, Behgjet Pacolli hedh akuza të...

Aeroporti i Vlorës nuk do hapet asnjëherë”, Behgjet Pacolli hedh akuza të forta: Na kanë “zhveshur” pa….

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ku ka folur për situatën e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, një projekt strategjik që prej muajsh ndodhet në ngërç.

Sipas tij, punimet janë ndërprerë si pasojë e vendimeve gjyqësore dhe konfliktit mes aksionarëve të shoqërisë koncesionare, ku MABCO zotëron shumicën e aksioneve dhe 2A Group një pjesë të vogël të tyre.

Pacolli theksoi se kompania është zhveshur nga kontrolli mbi projektin, duke e bërë të pamundur vijimin normal të punimeve dhe procesit të certifikimit.

“Jemi pezulluar se gjoja ne e kemi shitur te një kompani ruse. Dhe publiciteti që është ndërtuar, narrativat që janë ndërtuar prej analistëve dhe televizioneve janë pa asnjë bazë”, tha Pacolli duke “drejtuar gishtin” nga drejtësia shqiptare dhe sipas tij vendimet e gjykatës janë të pabaza.

Më tej, biznesmeni theksoi se nëse Aeroporti do të vijojë të qëndrojë i bllokuar si pasojë e ish-ortakut të tij, Valon Ademit, atëherë ai nuk do të hapet asnjëherë.

“Infrastruktura e Aeroportit nuk është bërë. Ju e dini që prej 30 gushtit MABCO nuk po ndërton asnjë kontroll. Ne jemi zhveshur nga çdo lloj mundësie e kontrollit. Me vendim të gjykatave. Gjykatat e tuaja.

Ata janë gjykatës të cilët e zhveshin pa bazë ligjore. Me narracion të dikujt që vjen… Unë nuk dua të flas për njerëz të tjerë, por unë flas për atë që shoh. Ka vendime prej 22 tetorit të vitit të kaluar dhe deri tani ka vendime të gjykatave që e kanë zhveshur MABCO nga çdo vendimmarrje. Sot njerëzve të mi nuk u lejohet të futen në vendin e punës, ne kemi qenë duke vendosur ndriçimin dhe na e kanë ndaluar me dhunë punën.

Jemi pezulluar se gjoja ne e kemi shitur te një kompani ruse. Dhe publiciteti që është ndërtuar, narrativat që janë ndërtuar prej analistëve dhe televizioneve janë pa asnjë bazë. Nëse Aeroporti i Vlorës është i bllokuar prej 2 përqindshit, jo këtë vit, po asnjëherë nuk mund të hapet. Nëse janë paralizuar punët e MABCO-s dhe nëse do të ketë një aeroport, ai do të jetë i pasigurt.

Nuk mund të hapet për fluturime pa u certifikuar. Ai duhet të certifikohet, nëse është respektuar standardi. Por sot ne nuk mundemi as të fillojmë certifikimin”, tha Pacolli ndër të tjera.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments